Mustafa: Sulmi ne Presheve montim i policise serbe
Albeu.com
Brenda pak ditës regjistrohet incidenti i dytë në luginën e Preshevës. Gjysëm ore pas mesnate një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e kësaj komune. Në shpërthimin i cili ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë ...... anëtarët e forcave të policisë së Serbisë dhe xhandarmerise kanë mbetur të plagosur dy kalimtar rasti të përkatësisë etnike shqiptare. Mjeti shpërthyes sipas informative paraprake ka qene i vendosur në një makinë të parkuar përballë ndërtesës së banuar me policë dhe pjestarë të xhandarmerisë serbe. Ministri i brendshëm Ivica Daçiq i cili gjatë ditës ka vizituar qytetin e Preshevës, sulmin e ka cilsuar si akt terrorist.
"Ky është një akt klasik terrorist, ku është rrezikuar jeta e civilëve. Dy nga të plagosurit janë shqiptarë. Policia është këtu për të mbrojtur rendin publik dhe të mbrojë qytetarët nga terroristët dhe do të ndërmarë të gjitha masat për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët, serbët, shqiptarët, muslimanët dhe të gjithë atyrë që jetojnë këtu", tha Ivica Daçiq, minister i Brendshem i Serbisë.
Autoritet e Komunës së Preshevës shpërthimin e mbrëmshëm e kanë cilësuar si proces të montuar nga autoritet serbe, të cilët vazhdojnë politikat e Millosheviqit që kanë për qëllim pastrimin etnik të Luginës së Preshevës. Janë bastisur katër familje shqiptare në këtë Komunë me ç'rast është arrestuar nje person. Kryetari i Komunës Ragmi Mustafa i ka bërë thirrje popullatës që të ruaj gjakftohësinë dhe të mos bie pre e provokimeve të këtilla të autoriteteve serbe.
Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës. Në incidentin, që ndodhi të enjen e kaluar, ishin plagosur dy pjestarë të xhandarmerisë në fshatin Lucanë të komunës së Bujanocit. Xhandarët janë plagosur nga një predhë e shkrehur me mortajë dore dhe në momentin e sulmit ndodheshin në një makinë. Ministri serb i policisë Ivica Daçiq edhe këtë sulm e cilësoi si "terrorist".
Shtuar më 16/07/2009, ora 03:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori