Mustafa Nano solidarizohet Arbana Xharrën: Sulmi ndaj saj, po aq pervers sa fotoja e Kaç Islamit me Dritëroin (VIDEO)
Mustafa Nano, i ftuar në "Zululand", është solidarizuar me gazetaren Arbana Xharrën, e cila u kërcënua nga një ekstremist në "Facebook".

"Këta njerëz që kërcënojnë janë një soj i pervertuar human", tha Nano, i cili përmendi edhe "po kaq i pervertuar më është dukur edhe ky njeri që ka bërë një selfie, duke u zgërdhirë, me Agollin në momente agonie".

Më pas, biseda me të ftuarit Dritan Hila e Mentor Kikia është zhvilluar mbi protestën e opozitës, dhe faktorët që e kanë provokuar atë, si dhe për kanabizimin e vendit. /albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori