Mustafa Nano sfidon serbët: Merreni veriun e Kosovës!
Pëlqej
Gazeta e njohur serbe “Danas” ka intervistuar publicistin e njohur Mustafa Nano.

Intervista është përqëndruar rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, ideve të Serbisë së Madhe apo Shqipërisë së Madhe, si dhe raportet që duhet të ketë Serbia me Kosovën. Gjatë intervistës Nano ka folur haptas se si e mendon ai të ardhmen e Kosovës.

Ai ka dhënë dy opsione, ose të qëndrojë shtetas e shoqëri më vete ose të ndahet dhe veriun t'a marrë Serbia.

"Për mua, dy janë opsionet: 1. Kosova të mbetet kështu si është sot de facto, shtet e shoqëri më vete, me shumicën shqiptare dhe me garanci të plota për respektimin e pakicës serbe; dhe 2. Kosova të ndahet..."- ka deklaruar Nano.

Fjala e plotë për gazetën serbe:

Meqë erdhi fjala, po ju them tani se çfarë mendoj për të ardhmen e Kosovës.

Që të jem i drejtpërdrejtë, po ju them se serbët që besojnë tek ideja e rikthimit të Kosovës në gjendjen e mëparshme, nën juridiksionin e Beogradit, më duken deluzionalë (jashtë realitetit).

Për mua, dy janë opsionet: 1. Kosova të mbetet kështu si është sot de facto, shtet e shoqëri më vete, me shumicën shqiptare dhe me garanci të plota për respektimin e pakicës serbe; dhe 2. Kosova të ndahet.

Opsioni i parë mund të funksionojë veç me një kusht: shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë se prej të qenit shumicë nuk buron ndonjë e drejtë për të sunduar mbi pakicat, por buron një detyrë e përgjegjësi për t’i bërë këto pakica ta shohin Kosovën si shtetin e si vendin e tyre.

Një Kosovë (në kufijtë e sotëm) vetëm për shqiptarët nuk mund të ekzistojë.

Kosova është edhe e serbëve të saj. Dhe Kosova mund të mbetet edhe e serbëve vetëm në këtë opsion.

Sepse me opsionin e dytë, atë të ndarjes, serbët marrin Veriun, dhe më tej shkëpusin çdo lidhje me Kosovën.

Janë të gatshëm serbët për këtë zgjidhje? /albeu.com/




Shtuar më 15/12/2017, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori