Mustafa Nano: Qarkullojnë lista se kush do arrestohet, Meta i pari
Mustafa Nano thotë se nuk do të ishte çudi që ambasadori Lu t'i ketë kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla që të arrestonte Ilir Metën.

Ai u shpreh në "Opinion" se në Shqipëri ka kohë që qarkullojnë lista politikanësh që pritet të arrestohen dhe në to, Ilir Meta qendron i pari.

"Këtu ka kohë që janë bërë listat kush do arrestohet, e kam fjalën që qarkullojnë.

Dhe në të gjitha listat Ilir Meta rezulton i pari, kjo është një legjendë urbane. Fakti që veçohet Meta, kjo nuk është ferr, nuk ka asnjë arsye për të veçuar Metën, këtu për mua të gjithë janë njësoj.

Por nuk do çuditesha po të jetë e vërtetë"., - shprehet Nano.
Shtuar më 13/04/2018, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori