Mustafa Nano: Meta bëri një gabim qesharak
Pëlqej
Mustafa Nano ka komentuar veprimin e disa ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta për të publikuar letrën e shkëmbyer me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme duke e cilësuar atë një manovër politike të tij.

ipas tij, edhe pse Meta mund të ketë të drejtë, veprimi i tij për të publikuar letrën që i kishte dërguar Bushatit, është veprim qesharak, i ngjashëm me letrën që i dërgoi Presidentit Trump.


"Meta pra ka të drejtë në kërkesën e vet. Por ai ka bërë një gabim në këtë histori dhe, me sa duket, këto gabimet me publikime letrash i paska huq.

Të njëjtin gabim (që ishte më i rëndë, në fakt) bëri edhe me atë letrën që ai i dërgoi Presidentit amerikan, me anën e së cilës e garantonte atë se, pavarësisht qeverisë antiamerikane të Shqipërisë, amerikanët kishin në Tiranë një njeriun e tyre, d.m.th. Metën!!!!

Ajo letër ishte nga ato gjeste që e bëjnë një shtet qesharak.

Edhe vendimi për të publikuar letrën e Presidencës dërguar Ministrisë për Europën dhe për Punët e Jashtme mund të futet pa frikë në listën e gjesteve që e nxjerrin shtetin shqiptar në një dritë qesharake.

Përmbajtja e letrës është ok, por publikimi i saj është i pakuptueshëm, dhe bëhet qartazi në funksion të lojërave politike të Metës.

Ajo letër duhej të mbetej pjesë e komunikimit zyrtar midis dy institucioneve të shtetit shqiptar, Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme,” shkruan Nano në një opinion të publikuar në Mapo.

"Meta, në rrethanën më të skajshme, mund ta nxirrte, si pa dashje lajmin (siç bëjnë të gjithë, në të gjithë botën), se presidenti i kish dërguar një letër ministrit të Jashtëm, në të cilën i kërkonte atij transparencë, dhe kjo do të ishte e dobishme, kjo do të hapte një debat publik të nevojshëm, por publikimi i saj i plotë, pikë për pikë e germë për germë, nuk i bën asnjë shërbim kësaj çështjeje, përkundrazi, çalltisja për ta bërë këtë publikim na thotë veç një gjë: Rama e Meta vijojnë të shkojnë si macja me miun.

Dhe ky ishte qëllimi i letrës. Mirëpo ky është një lajm i vjetër. Që nuk i duhet kujt.

Neve na duhet tjetër gjë, na duhet një marrëveshje e mirë dhe e drejtë me grekët, në mënyrë që të zgjidhim rebusin e marrëdhënieve të koklavitura Shqipëri-Greqi", përmbyll Nano.
Shtuar më 22/02/2018, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori