Mustafa Nano kundër perçes: Më fyejnë gratë e mbuluara!
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” u diskutua një prej çështjeve më të nxehta të momentit, ku në qëndër të debatit qëndroi feja islame dhe përplasja Macron-Erdogan.

Publicisti Mustafa Nano tha se njerëzit duhet të jenë të lirë e të shprehen lirshëm, dhe se të gjithë fyhemi nga dikush.

“Por ne të gjithë fyhemi, kështumyslimanët nuk duhet ta marrin si fyerje karikaturat e Charlie Hebdo. Ore se dhe mua një grua e mbuluar në rrugë më fyen, se fsheh identitetin,” tha Nano.

Lidhur me këtë i është përgjigjur Rudi Shehu, i cili i tha se “ajo nuk po të fyen drejtëpërdrejtë ty por se ka besimin e saj”.

“Ti nëse sot bën një fyerje për një person me ngjyrë konsiderohesh racist, nëse fyen një hebre quhesh anti-semist, pra fyerja ka kufij për këta, ndërsa kur bëhet fjalë për myslimanët na qenka liria e shprehjes, por nuk është kështu.

Nuk është e vërtetë që e kanë lënë këtë liri të gjitha vendet, ke vende si Greqia, Islanda, disa kantone të Gjermanisë që nuk e lejojnë fyerjen e Jezu Krishtit,” tha Shehu.

Shtuar më 28/10/2020, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori