Mustafa Nano: Inshallah fiton prapë Trump dhe i bombardon islamikët ekstremistë
Gazetari Mustafa Nano u shpreh se nuk do ta ekzagjeronte lidhur me shqiptarët në raport me terrorizmin, pasi është një ndjeshmëri e jona, por këtë e lidhin mediat serbe, jo ata evropiane.

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, Nano tha se:

"Nuk do ta ekzagjeroja lidhur me shqiptarët në raport me terrorizmin. Është një ndjeshmëri e jona, por këtë e lidhin mediat serbe, jo ata evropiane. Kjo ka të bëjë me imazhin. Njerëz që janë ekstremistë ka kudo të Evropë.

Njerëz të tillë ka kudo dhe njihen nga shërbimet sekrete. Inshalla fiton prapë Trumpi dhe i bombardon.

Këta janë një pakicë edhe brenda botës islame. Mua më intereson më shumë problematika brenda islamit në vetvete".
Shtuar më 05/11/2020, ora 23:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori