Shpallja non-grata e dy diplomatëve iranianë, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Shqipëria mori vendimin e shpalljes non-grata të dy ambasadorëve të Iranit në vend duke u rreshtuar kështu krah SHBA-ve.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar deklaraten e Departamentit Amerikan te Shtetit i cili pergezon qeverine shqiptare pas vendimit per debimin e dy diplomateve iraniane ngaShqipëria.

Postimi i ambasadës amerikane

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë.

Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.” – Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.


Shtuar 17.01.2020 08:52