Mushkonja e Nilit përhapet me shpejtësi, tre të pickuar humbin jetën në Athinë
Pëlqej
Mushkonja e Nilit, po përhapet me shpejtësi të madhe në vendet përreth dhe raportohet se ka ardhur edhe në Ballkan.

Së fundmi mediat greke raportojnë se tre persona të pickuar nga ky insekt që mbart një virus të rrallë kanë humbur jetën ndërsa 60 të tjerë po mbahen nën kontroollet e rrepta mjeksore.

Autoritet greke kanë bërë apel që të bëhet shumë kujdes nga këta insekte dhe të përdoren barna që i mbajnë larg në mënyrë që të shmanget pickimi.

Vdekja e tre personave nga pickimi i “Mushkonjave të Nilit të Lindjes” nuk është një fenomen i ri për vendin fqinj. Vitin e shkuar ky virus vdekje prurës u mori jetën 5 personave nga 48 që u paraqitën në spital.

Ky lloj virusi i shpërndarë nga mushkonjat ka simptomat e gripit, por situata e të prekurve rëndohet në mënyrë ekstreme, duke i çuar të prekurit në gjendje kome. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2018, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori