Goditi me grusht Sali Berishën në protestë në 2022, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shkak për pushimin e çështjes është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjykata ka vendosur që Shehu të marrë mjekim të detyruar në një institucion mjekësor për shkak të gjendjes së tij mendore. Me vendimin e gjykatës 31-vjeçari do të shtrohet me detyrim në një spital psikiatrik, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të nevojshëm mjekësor./albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 11:21