Murrizi shfryn ndaj ish shokëve: Rrogën ua mban gruaja, nuk zgjidhen as kryeplak fshati
Myslym Murrizi, dikur hero i demokratëve pas sherrit me fjalor banal me policin rrugor, tani është kthyer kundër tyre duke mos dorëzuar mandatin ashtu siç kërkoi Lulzim Basha.

Sipas tij, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, po të ishte në fuqi ligji zgjedhor me lista të hapura, nuk do ti kishte votuar njeri as për kryeplak.

‘Këta që janë në Kryesi dhe Këshill po të ishte sistem tjetër, ai me lista të hapura nuk do i votonte njeri as për kryeplak.

Këta po i votoj njeri mua më varni te kali Skënderbeut.

Janë njerëz që nuk i njeh njeri. Nuk kanë qenë në asnjë varrim, nuk i kane dhënë dorën askujt’, ka thënë Murrizi.

Gjithashtu, deputeti ka shtuar se këtyre (anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit) edhe rrogën jua mbanë gruaja.
Shtuar më 23/02/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori