Murrizi nuk kursehet: Nuk e votoj Reformën Zgjedhore të 3 hajdutëve!
Në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel ishte i ftuar deputeti Myslim Murrizi.

Gjatë fjalës së tij Murrizi i mëshoi idesë së implementimin të listave të hapura, si edhe tregoi se ku bashkohet dhe ndahet opozita parlamentare me mazhorancën.

"Unë nuk votoj asnjë produkt të kujtdo lloj mazhorance, brenda apo jashtë parlamentit nëse nuk hapet sistemi zgjedhor. Këtë e kam bërë të qartë nga 19 shkurti ku kam mbajt mandatin.

Gjithsesi siç i kam kërkuar militantëve të PD-së në muajin e parë mirëkuptim dhe koha do të tregojë që e drejta ka qenë në vendimin tim dhe koha ka treguar që ikën nga zgjedhjet lokale, i liruan bashkitë, kanë një vit që nuk bëjnë asnjë protestë.

Deri në 30 korrik të gjithë kanë të drejtën e tyre që të dyshojnë, nëse është lojë apo e vërtetë. 30 korriku do ta vendosë. Kur të vijë për t’u votuar kjo paçavurja por dhe këta vetë nga turpi e quajnë dakordsi, për çfarë?

I dhanë besën tre hajdutë që nuk do të bëjmë siç kemi bërë. Dakordsinë e tyre unë nuk e votoj. Për ta parë qytetarët shqiptarë sa seriozisht e kam, kur të vijë votimi do ta shikojnë," tha Murrizi.
Shtuar më 02/07/2020, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori