Murrizi me Gjiknurin në Vjenë: Meqë Basha u pajtua me PS, as unë s'ka kuptim të rri i zemëruar me Damianin
Shqipëria do të vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kësaj të diele në Austri. Kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, deputeti i opozitës Myslim Murrizi dhe katër anëtarët e KQZ-së ndodhen prej të shtunës në Vjenë ku do të qëndrojnë edhe sot.

Në një postim në facebook, Murrizi nuk ka lënë pa ironizuar prezencën e tij në Vjenë me Gjiknurin.

"Meqenese Basha u pajtua me PS sepse Rama iku (ne Amerike)dhe solli Ivin ne komisionin e reformes zgjedhore, edhe une thashe qe nuk ka me kuptim te rri “ zemruar” as me Damianin e as me “ ambasadorin” e Bashes ne komision".

Teksa ka treguar modelin e fletës së votimi me të cilën do të votojnë këtë të dielë austriakët, Murrizi thotë se edhe Damiani e kuptoi qe listat e hapura me vote preferenciale jane shume e shume here me te mira se listat me “pagese” te kryetareve.
Shtuar më 29/09/2019, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori