Murrizi i jep lamtumirën PD, krijon partinë e re
Myslim Murrizi është shkëputur plotësisht nga partia Demokratike, duke regjistruar sot partinë e tij të re, Lëvizjen Demokratike Shqiptare.

Me 4, 602 firmëtarë, partia e tij e re e themeluar bashkë me deputetët Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani rregjistruan partinë e tyre në Gjykatë sot me 21 tetor.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojë një forcë e re politike.

Myslim Murrizi, përmes një postimi në Facebook, tha se LDSH është e para parti politike që është krijuar në 30 vite komunizëm, pa ish-komunistë.

Ai shprehet se programi i partisë, është beteja 5 hajdutë që për 30 vjet kanë ndarë tenderat dhe pasuritë publike së bashku.

Postimi i Murrizit në Facebook:

Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike

LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla

Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqioeri qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje

Ju “ kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre

Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe

Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me

LISTA 100% TE HAPURA

Nga vota e qytetareve do te mare mandat AI ose AJO kanidat qe mer nje vote me shume se koleget e tjere ne liste

Programi Yne eshte:

BETEJA ME 5 HAJDUTET DHE MASHTRUESIT HIPOKRIT

qe prej 30 vitesh tallen me Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin por per 30 vjet ndajne tendera dhe pasurite publike se bashku

Kush vazhdon te besoj perseri tek kjo pesçe “ artistesh” dhe tek

“ mrekullite” e programeve te tyre mashtruese, i urojme suksese

Ne Shqiperi kurre nuk ka patur ndarje ne Pozite dhe Opozite

Por ndarja ka qene ne:

PUSHTET dhe DEPOZITE

Pra tufat e hajduteve dhe mashtrueseve kane kembyer karriket me njeri tjetrin pas 8 vitesh

Do te ju lutem militanteve dhe sherbetoreve te 5 individeve qe kane kapur prej fyti Shqiperine prej 30 vitesh qe te mos me ndjekin me dhe te mos perpiqen te me bejne moral

25 prilli do te jete prova per te gjithe por me shume eshte PROVE PER SHQIPTARET se sa durim kane per ti mbajtur ne kurriz akoma kete shoqeri prej 5 “ kaposh” qe ju duket vetja si padrino te 5 milion SHQIPTAREVE.

Shtuar më 21/10/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori