Muriqan, suedezi kapet me 9 pistoleta
Një shtetas suedez është kapur nga policia në pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit me 9 pistoleta të llojit "Ekol Special" të kalibrit 9 milimetra me destinacion Gjermaninë.


Lars Tommy Rosen është bashkuar pasagjereve tjerë në qytetin e Gjakovës dhe deri në momentin e kontrollit nuk ka shfaqur asnjë shenjë të dyshimit për pistoletat, të cilat po i transportonte. Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare në dy çanta të cilat ai i mbante me vete në bordin e autobusit me 50 pasegjere qe udhetonin nga Kosova drejt gjermanise u gjetën edhe 9 pistoletat.

Në cilësin e provës materjale u seskuestruan armet të cilat ishin të reja ndërsa në karikatorët e tyre nuk kishte fishekë, si dhe një I-Pad dhe në telefon celular. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori