Murati: Te kthehet mesim-besimi ne shkolla
Albeu.com
Mësim besimi fetar duhet të kthehet në shkolla e të mësohet deri në fund të vitit shkollor propozon njëri ndër pjesëmarrësit e përpilimit të programit mësimor profesori Xheladin Murati.Sipas tij ndërprerja e lëndës kah fundi i vitit është një gabim i Gjykatës Kushtetuese që dëmton sa nxënësit po aq edhe teologët e angazhuar për ligjërimin e lëndës. Murati thotë se Gjykata Kushtetuese është dashur që paraprakisht të shqyrtojë ligjin, e jo atë ta abrogojë pasi është vënë në funksion.
“Gjyqi kushtetues mendoj se ka vepruar në mënyrë jo të drejtë, nuk ka strategji dhe taktikë të veprimit. Nuk ndërpritet një lëndë mësimore kah fundi i vitit shkollor kur nxënësit e kanë dëgjuar me kujdes dhe janë notuar kanë marrë nota, janë pranuar kuadër profesional arsimor për të realizuar lëndën mësimore. Duhet të gjendet një mënyrë që kjo lëndë të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor”, deklaroi profesor Xheladin Murati.
Sipas Xheladin Muratit lënda ka qenë e përpiluar mirë që nxënësit të njihen me fenë që i përkasin, ndërsa atyre u kanë ligjëruar teologë të diplomuar. Nga kjo nuk ka dëme por dobi pasi nuk tentohet prishja e sekularizmit në shtet.
“Duhet një bashkëpunim serioz në mes politikës dhe faktorëve të tjerë për të artikuluar të drejtën demokratike që nxënësit që ti nënshtrohet edhe mësim besimit fetar për të njohur atë dhe të mos jetë në funksion të desktruktivitetit”, shtoi Murati.
Ai jep edhe shembuj të aprovimit të lëndës edhe në shtet europiane që nga klasa e parë. Pro kthimit të lëndës janë shprehur edhe teologë të fesë myslimane po edhe asaj krishtere. (alsat)
Shtuar më 18/04/2009, ora 01:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori