Murataj u varros në krah të nënës, pamje nga ceremonia në Tropojë
Kanë dalë edhe pamjet nga ceremonia e varrimit të Admir Murataj i cili u vra nga policia gjatë grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Sipas një fotografie të publikuar nga gazeta gjermane Bild, njeriu më i përfolur për momentin në Shqipëri, Murataj u varros nga të afërmit ku duket dhe vëllai i tij, dhe u vendos pranë nënës së tij.

Murataj gjthashtu ishte arratisur në vitin 2013 nga një burg i Greqisë dhe ishte në kërkim. E megjithat falë identiteteve të rreme ka mundur të jetojë i qetë në Shqpëri gjatë këtyre viteve./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori