Munter: SHBA kundër ndarjes së Kosovës
Albeu.com
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Cameron Munter i ka bërë thirrje qeverisë serbe që të ndihmojë në shtrirjen dhe funksionalizimin e EULEX-it në Kosovë."Një mision i tillë do të bëjë që Kosova të jetë stabile, ndërsa stabiliteti i rajonit është ajo që e duam të gjithë. Jemi të bindur se kjo edhe do të ndodhë", ka thënë Munter.

Duke komentuar deklaratën për ndarjen eventuale të Kosovës të bërë nga presidenti Tadiq, Munter ka thënë se statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe se SHBA nuk pajtohet me ndarjen e Kosovës. /rel/
Shtuar më 02/10/2008, ora 20:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori