Përfshihet nga flakët makina në Durrës, shkakton vetëm dëme materiale

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një lagje të Durrësit.

Dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e një defekti të brendshëm.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri që mbuloi automjetin e parkuar në një parkim privat ne lagjen nr. 4 të Durrësit u shkaktua nga një defekt ne sistemin elektrik të makinës.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bere te mundur shuarjen e flakëve./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 14:19

Tags: ,