Mungon konsenzusi për festat shetërore
Albeu.com
Partitë opozitare këmbëngulin që Dita e flamurit shqiptar, çlirimi i Kosovës dhe Dita e dëshmorit, të jenë festa zyrtare të Kosovës.Partitë politike të Parlamentit të Kosovës vazhdojnë të kenë qëndrime kontraverse për çështjen e festave zyrtare të Republikës së Kosovës. Në takimin e komisionit ad hoc për ligjet e pakos së Ahtisaarit, në të cilin u diskutua mbi këtë çështje në dy raunde, nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për statusin e 3 festave kombëtare të popullit shqiptar ët Kosovës.

Kryetari i Komisionit ad hoc per ligjet e pakos së Ahtisaarit, Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së, tha se aktalisht janë duke u shqyrtuar nëse duhet që festat të jenë pjesë e ligjit, aneks ligji apo deklaratë. "Këtu qëndron krejt angazhimi ynë deri tash nuk kemi të kemi një konsensus apo shumicën e domosdoshme për të gjetur rrugën, që Parlamenti t'a ketë të qartë mënyrën e votimit", deklaroi Lutfi Haziri.

Partitë opozitare, AAK, LDD dhe AKR kërkojnë që 28 Nëntori- dita e Flamurit, 12 Qershori- Dita e Çlirimit të Kosovës dhe 5 Marsi- Dita e Dëshmorëve, të futen në ligjin zyrtar të Republikës së Kosovës, përndryshe do të humb vlera e rëndësia e tyre si dhe dinjiteti dhe identiteti i popullit shqiptar të Kosovës.

Ardian Gjini nga AAK tha se në këtë fazë duhet pasur shumë kujdes me festat nacionale sepse ato festohen për një kohë shumë të gjatë. "Duhet të tentojmë që të gjëjmë mënyra që të ruhet identiteti dhe dinjiteti i të gjitha nacionaliteteve në Kosovë dhe paraprakisht i popullatës shumicë", tha Gjini.

Për inkorporimin në ligj të 3 datave për të cilat partitë politike kanë mbajtur qëndrime shumë popmpoze angayhohet edhe LDD. "Këto duhet të inkorporohen në ligj, përndryshe nuk do ët trajtohen aq sa meritojnë",tha Lulzim Zeneli.

Ibrahim Makolli nga AKR tha se partia e tyre ka kërkuar që datat e lartpërmendura të bëhen pjesë e drejtpërdrejt e ligjit.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e kaluar, kishte miratuar projektligjin mbi festat zyrtare të Kosovës në të cilin nuk përfshihen as 28 Nëntori, as 12 Qershori e as 5 Marsi. Sipas këtij vendimi, 3 festat na fjalë, në të ardhmën do të trajtoheshin vetëm si festa memoriale. (alsat)
Shtuar më 23/05/2008, ora 05:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori