Mungojnë deputetët, shtyhet votimi për KLD-në
Mungesa e disa deputetëve ka bërë që Kuvendi të shtyjë votimin e projektligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Shtatë deputetë nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvend duke mos arritur të formojnë shumicën e cilësuar, prej 84 votash, e domosdoshme për të votuar këtë projektligj.

Deputetët të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit janë: Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Parid Cara, Andrea Marto, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Mark Frroku dhe Armando Prenga. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2014, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori