Mungesa e kompromisit politik pengoi reformat në vend
Pëlqej
Në përgjigje të raportit të prezantuar një ditë më parë nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunning, përfaqësuesi SHBA-ve në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Daniel B.Baer është shprehur se lufta e brendshme politike, mungesa e besimit dhe vullnetit për kompromis, dhe mungesa e vëmendjes tek progresi e kanë penguar Shqipërinë që të implementojë reforma të qëndrueshme.

“Por natyrisht që lufta kundër korrupsionit kërkon angazhimin e të gjitha palëve ndaj inkurajojmë qeverinë, parlamentin partitë opozitare, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët të përpiqen në luftën kundër korrupsionit”, tha Baer.

Ai theksoi se zgjedhjet parlamentare të qershorit të kaluar ishin një shembull i kalimit të pushtetit në mënyrë demokratike dhe transparente.
“Por ajo që pasoi zgjedhjet nuk ka qenë dhe aq pozitive për shumë në Shqipëri dhe siç e identifikoni dhe në raportin tuaj lufta e brendshme politike , mosbesimi mes palëve dhe mungesa e vullnetit për kompromis e kanë penguar Shqipërinë që të implementojë reforma të rëndësishme”, tha Baer. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori