"Mundi" Ambasadën Amerikane, Artan Hoxha zbulon të shkuarën e biznesmenit që u vra në atentat
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji).

Hoxha ka zbuluar se Marku ka qënë një nga investitorët më në zë në Tiranë, ndërkohë që ka shtuar se shumë vite më parë ka raportuar për një gjyq që ai kishte fituar ndaj Ambasadës Amerikane në Shqipëri për një pronë.

"Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku. Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm.

Një nga lokalet e njohura ka qënë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim. Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit.

Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë. Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,”-tha Hoxha.
Shtuar më 01/06/2020, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori