Makina bie në humnerë, dy të lënduar në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Një 70-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në humnerë.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar i moshuari dhed pasagjerja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 15.04.2023 12:52