Duke parë gjendjen e rëndë që është
Italia fqinjë, edhe shqiptarët kanë pyetje sesi do të ecë koronavirusi në vend.
“Mund të përfundojmë edhe si
Italia”. Kështu u shpreh kryeministri Rama i pyetur në Neës 24 se cili mund të ishte
skenari më i keq nga përhapja e kësaj pandemie.
Megjithatë ai sqaroi se qeveria i ka marrë të gjitha
masat, nga të cilat po shpëtohen jetë njerëzish.
“
Skenari më i keq me koronavirusin është ai i italisë. I kemi marrë të gjitha
masat, të bindur se me çka po bëjmë çdo ditë, po lehtësojmë plagë e po shpëtojmë jetë, po e ngadalësojmë përhapjen e virusit. Por nga ana tjetër askush në botë nuk e di se deri në çfarë pike mund të na cënojë virusi, t’i lutemi zotit të mos jemi para më te keqes fare, se para saj gjunjëzohet edhe SHBA”,- tha ai.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 14:39