“Shtriga”, mendoi se po fliste me shoqen, Arbana Osmani i publikon mesazhet ndjekëses

Duke qenë se është padyshim një nga figurat televizive më të famshme në Shqipëri, moderatorja Arbana Osmani sigurisht merr qindra (ndoshta edhe mijëra mesazhe) në ditë nga ndjekësit e saj (që momentalisht janë plot 1 milion). Arbana ka ndarë në InstaStory disa prej mesazheve që i dërgon një ndjekëse e “apasionuar” pas saj, por ka edhe një kërkesë për të.

Moderatorja ka postuar një foto ku duken mesazhet që ndjekësja i dërgon, ku komenton veshjen e Arbanës dhe zgjedhjet e look-ut të saj, por në fakt janë mesazhe që vajza mendon se po ja dërgon një mikeshe. Mjafton të shohësh çfarë shkruan dhe si drejtohet që të kuptosh se bisedën mendon se po e bën me shoqen e saj, kur ndërkohë të gjitha mesazhet po ja dërgon vetë moderatores.

Dhe kërkesa e Arbanës është e thjesht, dikush t’i thotë për ngatërresën dhe me atë rast po ashtu t’i thotë që Arbana i ka parë të gjitha.