Mund të jemi më të varfërit, por Tirana ka jetesën më të shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor
Tirana është
kryeqyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkanin
Perëndimor.
Indeksi “Mercer” mat kostot e jetesës në shumë qytete të botës, duke i renditur nga më i shtrenjti tek ai më i liri.
Nga 209 kryeqytete të
listuara sipas llogaritjeve për vitin 2020,
kryeqyteti i Shqipërisë
renditet i 163-ti.
Pas Tiranës vjen
kryeqyteti i Bullgarisë (180), ai i Serbisë (183), i Bosnje Hercegovinës (197) dhe Maqedonia e Veriut
renditet e fundit nga vendet e Ballkanit
Perëndimor (202), shkruan exit.
Prishtina dhe Podgorica nuk janë pjesë e raportit i cili bëhet përmes një pyetsori që e plotësojnë të huajt që jetojnë në qytetet e
listuara.
Shtuar më 16/06/2020,
ora 18:45