Mund të shtyhet vendosja e EULEX-it në Kosovë
Albeu.com
Kermabo, do të zhvillojë takime edhe me udhëheqësit vendor dhe me përfaqësuesit e institucioneve për sundim të ligjit. Ndërkohë autoritetet presin që gjatë këtij muaji të qartësohen mandatet mes UNMIK dhe EULEX.Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, EULEKS, Iv de Kermabon po qëndron për vizitë treditëshe në vendin tonë, ku me udhëheqësit më të lartë të vendit do të bisedojë për rrugët e funksionimit të këtij misioni pas 15 qershorit, kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Gjatë një vizite që i ka barë dje komunës së Klinës, ai ka përsëritur se vonesa e vendosjes së misionit evropian në Kosovë ka karakter politik.
Shefi i EULEX-it, Iv De Kermabo, ka vizituar mbrëmë komunën e Klinës, ku është informuar lidhur me zhvillimet aktuale. Kermabo i ka thënë udhëheqjes komunale se Bashkimi Evropian duhet të jetë prezent në çdo pjesë të Kosovës, duke shtuar se Klina dhe Kosova tashmë janë pjesë e BE-së. Ai po ashtu ka thënë se qëllimi i EULEKS-it është sundimi i ligjit, gjë që nënkupton se doganat dhe policia duhet të kontrollohen. Mirëpo, ai ka paralajmëruar edhe mundësinë e shtyrjes së fillimit të punës së këtij misioni për aq kohë sa nuk do të ketë një kornizë të qartë ligjore.

Kermabo, do të zhvillojë takime edhe me udhëheqësit vendor dhe me përfaqësuesit e institucioneve për sundim të ligjit.
Ndërkohë autoritetet presin që gjatë këtij muaji të qartësohen mandatet mes UNMIK dhe EULEX.

Të premten edhe nga Brukseli kanë ardhur sinjale se Bashkimi Evropian, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë në gjendje që të merr përsipër misionin ne afatin e përcaktuar. Këtë e kanë pranuar vetë zyrtarët evropian të ngarkuar me çështjen e Misionit evropian në Kosovë. “Data 15 qershor do jetë shumë e vështirë për t’u arritur në mënyrë që ne të jemi plotësisht operacional”, ka deklaruar në Bruksel Victor Reuter. (rtk)
Shtuar më 20/05/2008, ora 05:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori