Mulaj kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim
Kosovari Nexhat Mulaj i cili u hetua në lidhje me vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj dhe i cili doli i pafajshëm ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që atij i është shkaktuar nga qëndrimi në burg. Sipas Gazetës Shqiptare në dëshminë e tij ai shprehet se ka pësuar dëme të pallogaritshme nga akuza e padrejtë për vrasje, pasi e ëma pësoi parainfarkt, ndërsa bashkëshortja humbi fëmijën.

“Për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, u akuzua dhe u dënua një i pafajshëm edhe pse pafajësia e tij u vërtetua më së fundi. Por nga ana tjetër, një nënë rrezikoi jetën duke pësuar një parainfarkt kardiak dhe një grua humbi fëmijën e saj nga një abort spontan, i krijuar nga situata duke rrezikuar edhe ajo jetën e saj si rrjedhim”, - shkruan në padi Mulaj, i cili tashmë që pas daljes nga burgu ndodhet në Kosovë dhe ka rinisur jetën, edhe pse pati pasoja mjaft të rënda nga burgimi i padrejtë. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori