Muhedini i kerkon Berishes ta perfshije ne qeveri
Albeu.com
Partia Drejtësi e Integrim, (PDI) e njohur si partia e çamëve është e vendosur të kërkojë nga kryeministri përfshirjen e saj në qeverinë e re që.Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, kryetari i saj, Tahir Muhedini është shprehur se përfaqësimi i ...... tyre në qeveri do të jetë një sukses, pasi qëllimi i PDI-së, në koalicion me Berishën është zgjidhja e çështjes çame, me të cilën sipas tij, deri më tani është abuzuar shumë. Ai premton sensibilizim ndërkombëtar për ti dhënë zgjidhje këtij problemi dhe për këtë është e domosdoshme që përfaqësuesi i PDI-së të jetë në qeveri.

Nesër, sipas Muhedinit partia e tij do t'i zyrtarisht kryeministrit Berisha se pse po vonohet një marrëveshje qeverisjeje edhe me PDI. "Dje zhvilluam mbledhjen e kryesisë së partisë. Në mbledhje u shprehëm se jemi të shqetësuar që po mbarojnë negociatat dhe partia e çamëve s'ka marrë asnjë propozim. Ne presim, dhe momentalisht jemi në pritje për të marrë pjesë në negociata për të marrë në qeveri rolin tonë përfaqësues", tha ai gjatë një interviste televizive. /shekulli/
Shtuar më 07/09/2009, ora 00:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori