Në ambientet e Qendrës së Edukimit dhe Kulturës,
kandidati i së majtës për Bashkinë e
Dibrës, Muharem
Rama, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë.
“Kërkojmë nga ju që të
votoni të lirë, të
votoni me dinjitet, të
votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provokimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”, u shpreh
kandidati Rama.
Ai tha se rinia ka mendime të vyera për
zhvillimin e Bashkisë,
zhvillimin e eknomisë dhe
zhvillimin e
Dibrës.
“Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e
Dibrës.
Ju jepni mendime tepër të vyera për
zhvillimin e
Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj radhe ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standarde evropiane”, nënvizoi
Rama.
Kandidati i së majtës tha se rinia dibrane do të bëjë zgjedhjet e duhura për të realizuar një fitore të thellë. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2016,
ora 14:35