Muhamed Veliu: Ravik Gurra është vrarë nga banda në Angli
Vrasja e avokatit, Ravik Gurra është ende e pazbardhur ndërsa gazetari Muhamed Veliu ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa tha se ka të bëjë me një grup kriminal që operon në Britanin e Madhe.

Ai e bëri këtë deklaratë duke u bazuar sipas tij, tek informacionet e kolegëve të tij në Britani, ndërsa isht duke folur në emisionin “open” për pengmarrjen e Jak Prengës dhe ekzekutimin e tij.

“Krijimi i bandave shqiptare nisi në vitin 1998 ku shqiptarët në Angli dhe Belgjikë trafikonin vajzat shqiptare për prostuticion. Ata në Angli hapën edhe shtëpi publike dhe paguanin shuma të mëdha për ti reklamuar këto në gazetat lokale. Pas 10 viteve lulzim në fushën e prostitucionit ato filluan me trafikun e lëndëve narkotike. U bënë direkt të njohura sepse ulën çmimin e produkteve narkotike. Më herët 1 kg kokanë kushtonte 37 mijë paund ndërsa sot shkon nga 20-27 mijë paund. Kjo ulje erdhi sepse mafia shqiptare mori mallin e parë në Amerikën e Jugut.

Edhe vrasja e Ravik Gurrës ka të bëjë me një grup kriminal që operon në Britanin e Madhe, nga Elbasani. Ka patur edhe në Angli raste ku si pasojë e prishjes së pazareve të drogës janë bërë atentate. Jak Prenga kishte katër vëllezër. Dy prej tyre i kishte në Angli. Dy të tjerët janë të lirë. Ka dyshime të forta se dy vëllezërit që janë të lirë, janë ata që kanë marrë përsipër të çojnë në destinacion drogën. Është një sasi shumë e madhe kokaine. Policia britanike nuk ka sjellë asnjë informacion, pasi nuk ka. Ata do të ndërtonin një operacion vetë për të kapur atë sasi droge. Ata nuk kanë asnjë lloj informacioni. Nëse do ta kishin, do të ndërhynin me patjetër. E kam si informacion nga kolegët në Angli,” tha gazetari.

DailyMail ka bërë shtatorin e kaluar një artikull për avokatin Ravik Gurra, 50 vjeç, që u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti.

Në artikull thuhet se avokati shqiptar është ekzekutuar pasi ai ka humbur disa çështje penale të personave shumë të rrezikshëm në Shqipëri.

“Çapajt janë shumë të vështirë për t’u arritur, kështu që mund të jetë një klan rival ai që ka vrarë Z. Gurra për të dërguar një mesazh dhe për shkak se ai ishte një objektiv më i lehtë.”- thuhet ndër të tjera në shkrim.

“Një avokat britanik që përfaqësonte gangsterët shqiptarë është qëlluar për vdekje, duke provokuar frikë. Ai u ekzekutua pasi humbi disa çështje penale të profilit të lartë. Ravik Gurra, 50 vjeç, u qëllua tre herë në kokë nga një person i armatosur me pistoletë silenciator, teksa ishte ulur në një kafene me miqtë në qytetin e Elbasanit.

Vrasja shkaktoi shok edhe në qytetin Hertfordshire, ku Gurra jetonte me gruan e tij, Nina dhe dy vajzat adoleshente.Gurra, i cili ka punuar më parë si përkthyes i Office Home, kishte përfaqësuar disa gangsterë shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh”, vijon shkrimi. /tch
Shtuar më 30/01/2020, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori