Muhamed Hoxha emerohet zedhenes i qeverise se Maqedonise
Albeu.com
Qeveria e Republikës së Maqedonisë informoi se në mbledhjen e djeshme të rregullt, në vendin e Shefik Durakit, e emëroi Muhamed Hoxhën zëdhënës të qeverisë, njofton Alsat.
Muhamed Hoxha, jurist i diplomuar, nga viti 2000 e deri më vitin 2008 ka punuar si gazetar në më shumë media në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, ndërsa nga viti 2008 e deri më tani ka punuar si udhëheqës i Sektorit për marrëdhënie me publikun në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes Kornizë, thuhet në një kumtesë të qeverisë.
Shtuar më 21/07/2010, ora 14:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori