Muhabete synetlliku në parlamentin shqiptar (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Parlamenti shqiptar është karakterizuar sot me shumë debate dhe polemika teksa po diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2014.

Por, më shumë se argumentat e qeverisë dhe kundër argumentat e opozitës, kjo seancë do të mbahet mend për batutat e forta.



Berisha e quajti Ramën një hajdut ordiner, pasi tha se i ka vjedhur ikonat Gjergji Thimos. “Rama faktoi se e ka urgjent vizitën në një klinikë psikiatrike” tha Berisha.

Në përgjigje ndaj tij, Rama deklaroi: “Sali efendi! Zotrote, mua më heq mallin e Albert Verrisë në filmin “Koncert në vitin ‘36”. E mban mend atë plakun që nxirrte tym nga mbrapa”.

Duke u rikthyer serish në foltore, Berisha e akuzoi Ramën se e kanë bërë ‘synet politik’.

“Edhe Caci besnik gajasej me ekspozenë tënde,” tha Berisha.
Por i menjëhershëm ishte Reagimi i Ramës i cili u shpreh:

“Sali efendi, unë nuk e dija që je marrë me synete, kjo ishte një surprizë për mua. Por ndoshta e mban mend kur të kanë bërë synet përpara se të merrnin në Bllok”.

Ndërkohë që Berisha më pas i përgjigjet me ironi, duke lënë të nënkuptohet që Rama nuk është i bërë synet.

Ndiqni më sipër debatin dhe batutat Rama-Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2013, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".