Neymar paralajmëron Realin: Tani jam i karikuar në 100%

Sot në mbrëmje do të luhet supersfida Real Madrid-PSG, ndeshje e vlefshme për raundin tjetër të Champions League.

Sulmuesi brazilian Neymar, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme duke u shprehur gati për sfidën.

“U desh një kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga dëmtimi, por tashmë jam i gatshëm fizikisht ashtu edhe mendërisht, jam në 100% tim. Do të jetë një sfidë për lojtarët që nuk kanë frikë të përballen me kundërshtarë të fortë, një ndeshje që duhet ta shijojmë në çdo moment, çdo minutë sepse është unike”, u shpreh Neymar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.03.2022 10:51