Muç Nano godet sërish: Shqiptarët nuk janë Ilirë!
Analisti Mustafa Nano është kthyer në një ndër figurat më të komentuara në media duke hapur tema të nxehta dhe duke provokuar me debate historike.

Kësaj here Nano ka deklaruar se shqiptarët me shumë gjasa nuk janë Ilirë pasi kjo nuk është provuar.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët.

Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar.

Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vijmë ne nuk provohet as kjo”, -tha Nano./albeu.com/


Shtuar më 01/08/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori