“Ëndrra” NBA ndërpritet në mes, humb jetën në luftë basketbollisti ukrainas

Sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës prej thuajse 2 javës, kanë marrë shumë jetë njerëzish duke shkaktuar shumë viktima.

Mes tyre edhe sportistë ukrainas të cilët në kishin marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre, duke luftuar kështu forcat ruse.

Ditën e sotme një tjetër sportist ka humbur jetën në luftën mes dy vendeve, teksa bëhet fjalë për Bohdan Popova, i cili vetëm 19-vjeç vritet nga rusët.

Basketbollisti ukrainas ishte pjesë e të rinjve të Ukrainës dhe kishte mesatare prej 13 pikësh e 19 kërcimesh për ndeshje.

Ai ëndërronte të studionte në kolegjin UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të luante fillimisht në ligën NCAA e më pas në NBA, ku fatkeqësisht “ëndrra” NBA u ndërpre në gjysëm.

Ai bëhet sportisti i katërt i vrarë në Ukrainë pas sportistit të biatlonit, Yevhen Malishev dhe futbollistëve Dmytro Martynenko e Vitalii Sapilo. Gjithashtu, ditë më parë u vra edhe trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:57