Calhanoglu: Penalltia më e rëndësishme në karrierën time ishte ndaj Juves, besojm te Scudetto

Nëntë asistime dhe 7 gola deri më tani për Hakan Calhanoglu me fanellën e Interit.

Hakan ka folur rreth golit me penallti ndaj Juventusit, duke u ndjerë shumë i lumtur.

“Ishte penalltia më e rëndësishme në karrierën time. Isha plotësisht i sigurt se pas gabimit të parë e dija që të dytin do e shënoja. Pas golit kërkova falje për penalltinë e parë të humbur, ishte një ndeshje rëndësishme dhe vendimtare.

Scudetto? Le të shpresojmë. Ne e dimë që nuk duhet të bëjmë më gabime, ne do të luftojmë deri në fund”, u shpreh fantazisti turk./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 12:44