Rritje rroge për efektivët dhe ndryshime në polici? Çuçi dhe Nano zbulojnë çfarë u diskutua në mbledhje (VIDEO)

Sot, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe disa drejtues që policisë vendore.

Në një prononcim për mediat, Nano dhe Çuçi janë shprehur se temë diskutimi ka qenë kultivimi i kanabisit në vend.

Çuçi theksoi se u bë një analizë e përgjithshme për 4 mujorin e parë të vitit, duke shtuar se rritja e pagës së policëve do të ndodhë shumë shpejt, ashtu siç është premtuar.

“Sot ishte për të bërë një analizë të përgjithshme me të gjithë drejtorët e policisë. Bëjmë një analizë të planit të veprimit për 4 mujorin e parë dhe atë të ardhshëm. Fokusi është kultivimi i kanabis, toleranca është zero. Ishte takim pune dhe i zakonshëm, përbën interes por nuk është takim i jashtëzakonshëm. Kanabis është cështje që diskutohet dhe me strukturat, ka një tendencë për të konfunduar iniciativën e qeverisë. Qëllimi është i qartë, tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabis të paligjshëm. Shumë shpejt do të ketë rritje page, muajin tjetër, ato që ne kemi premtuar”, tha ai.

Nga ana tjetër, Nano u pyet nëse do të ketë ndryshime në polici.

“Ndryshimet nuk bëhen me faza, por për të rritur performancën. Sa herë do të ketë nevojë policia do të ketë ndryshme për të arritur rezultatet dhe objektivat që na presin”, tha Nano./albeu.com