Mëson për sëmundjen e rëndë, tenton vetëvrasjen ish-kryetari i komunës në Burrel
Fatmir Kurti, ish-kryetari i Komunës Baz, në Burrel, është gjetur nga banorë të zonësgjendje të rëndë në mjetin e tij ditën e sotme.

Mësohet se 59-vjeçari kishte tentuar të vriste veten duke u helmuar me një dozë fostoksine pasi gjendej në kushte të rënduara psikologjike pas lajmit se kishte një sëmundje të rëndë.


Banorë të zonës, të cilët kanë parë 59-vjeçarin në gjendje të rëndë, kanë njoftuar menjëherë policinë.

Uniformat blu e kanë gjetur Kurtin në gjendje të rëndë në mjetin e tij, dhe menjëherë është bërë transportimi i tij me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë, pasi në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta fostoksinë.

Ndërkaq, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan 59-vjeçarin drejt këtij veprimi.
Shtuar më 20/02/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori