MSH: Farmacistët nuk mund të punojnë pa dhënë provimin e shtetit
60 farmacistë të diplomuar një vit më parë nuk do ta ushtrojne dot profesionin e tyre pasi nuk janë regjistruar për të dhënë provimin e shtetit, ndërkohë që për 540 farmacitë të tjerë do t’i nënshtrohen testimit kjo do të varet nga rezultati që ata do të përfitojnë.

Sipas statistikave të Urdhrit të Farmacistit, ndër 540 kandidaturat e regjistruara, prurjet më të mëdha janë nga universitetet private dhe më pak nga ato publike, të cilët pavarësisht dëshirës për të dhënë apo jo provimin që i lejon të ushtrojnë profesionin, janë penguar edhe nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili vetëm javën e fundit të regjistrimit ka u ka lëshuar atyre suplementin e diplomës.

Kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit në mes të muajit nëntor do të duhet te plotësojnë në mënyrë elektronike testin me alternativë dhe vetëm me marrjen e 50% të pikëve ato do të mund të marrin certifikatën që i lejon të ushtrojnë profesionin ndërkohë që puna e tyre do të varet nga paraqitja që ata bëjnë gjatë ushtrimit të profesonit /albeu.com/



Shtuar më 02/11/2011, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori