Mrekulli! Një i mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës në Thumanë, i riu i kërkon ndihmë

Një i mbijetuar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Thumanë.

Personi që duket në fotot e mëposhtme ende nuk është identifikuar por mendohet se është rreth të 30-ave.

Mësohet se ai është në gjendje që të komunikojë me forcat e shpëtimit që i gjenden pranë, të cilëve u kërkon që ta nxjerrin sa më parë.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019.
Shtuar më 26/11/2019, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori