MPPT: PS spekulon, reklamat të shpërndara në mënyrë transparente
Ministria e Punëve Publike dhe Transportve ka hedhur poshtë akuzat partisë Socialiste në lidhje me shpërndarjen e reklamës së këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e këtij dikasteri Arminda Qylafku ka sqaruar se këto reklama janë shpërndarë në mënyrë transparente në 3 televizionet kombëtare, ndërsa akuzoi Shalsin se spekuloi me informacionin e marrë nga Braçe.

Sipas saj ministria e Transporteve ka qenë tërësisht transparente edhe me shpronësimet, njoftimet për të cilën i ka publikuar në gazeta, ndërsa thekson se fondet për reklamat janë të bazuara në ligj.

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi i cili prej disa ditësh po denoncon mënyrën se si janë shpërndarë paratë publike nga qeveria tha se grupi mediatik i Sali Berishës përfiton 65 % të fondeve, të gjitha mediat e tjera së bashku dhe ato ndërkombëtare fitojnë 3 5%”. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2012, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori