Mposhti me sukses COVID-19, Trump habit me rikthimin e tij: Dua t'ju puth të gjithëve!
Presidenti Donald Trump ka habitur njerzit me rikthimin e tij plot energji në garën e Zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, pas mposhtjes me sukses të COVID-19.

Trump u shfaq shume entuziast dhe duke kërcyer pas maskë, në një tubim elektoral në Florida mes mijera njerëzve, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët për kujdesin personal.

Trump tashmë pretendon se është imun dhe ndihej ‘kaq i fuqishëm’ para turmës, shumë prej të cilëve nuk kishin maska ​​ose distancime shoqërore.

"Një gjë me mua, pjesa e bukur: Unë e kalova atë, tani ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm, do të hyj në atë publik. Do të futem atje, do t’i puth të gjithë në atë publik."


Shtuar më 13/10/2020, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori