Mposhti me sukses COVID-19, Silva Bino tregon çfarë e trembte brenda spitalit COVID
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva
Bino ka treguar
eksperiencën e saj brenda spitaleve COVID në Shqipëri.
Ajo tregoi në Open në Top Channel se frikën më të madhe e kishte për fazën e intubimit, duke u shprehur se e kishte frikë.
"Kam qënë pacientë vetë, prej 2 javësh. Kam
eksperiencën time personale atje. Është e vështirë dhe kërkon qëndrueshmëri. E kam tjënë që në fillim që kërkohet rezistencë që i tejkalon fuqitë tona.
Kam
eksperiencën time që vërteton atë që tha Krenari. Pavionet nuk janë vetëm me të shtruar normalë, por edhe teapi intensive. Mjekët lajnë, u prisnin thonjtë të sëmurëve. Të sëmurët nuk mbusheshin dot me frymë. Edhe unë
kisha momente të tilla.
I falenderoj që të gjithë. A kam pasur
momente paniku? Jam e qëndrueshme. I vetmi panik ishte që mos të futesha në intubim. Nga intubimi nuk kthehesh më. Nuk është e lehtë, dhe nuk e doja. E vetmja gjë që
kisha frikë. Por nuk
kisha nevojë për fat të mirë", ka thënë
Bino.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 23:37