Mposhti COVID-19, kush është 101-vjeçara nga Korça që i mbijetoi 2 pandemive (FOTO LAJM)

Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali.

Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020.

Pavarsisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.

“E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.

Ashtu si misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.

Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.

“Edhe nëna u prek nga koronavirusi, por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.

Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19. /A2CNN
Shtuar më 26/01/2021, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori