Ukraina: Ofensiva ruse po ngadalësohet, pushtuesit na kanë frikë

Trupat ruse “kanë ngadalësuar ofensivën e tyre”, por ende po ecin përpara në Ukrainë, sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës të hënën.

“Gjatë operacionit të sulmit ajror, armiku vazhdoi të angazhohej në fusha ajrore dhe civile, pika komanduese ushtarake, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastrukturë të rëndësishme kritike, qendra të populluara dhe njësi në zonën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

“Në shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, pushtuesit kanë sulmuar në mënyrë tinëzare me raketa ndërtesat e banimit në Zhytomir dhe Chernyhiv”.

Më tej në deklaratë thuhej se forcat ukrainase po zmbrapsnin sulmet ruse, “duke e detyruar armikun të braktiste ofensivën”.

Që nga e hëna, zjarri i artilerisë nga një prej brigadave ukrainase kishte shkatërruar më shumë se pesë autokolona ruse, thuhet në deklaratë. Megjithatë kjo nuk është provuar, raporton CNN.

Pretendimet e dezertimit

Në deklaratë gjithashtu thuhej se “armiku është i demoralizuar dhe po pëson humbje të mëdha” dhe se “u vunë re raste të shpeshta dezertimi dhe mosbindjeje”.

“Armiku e kuptoi se propaganda dhe realiteti ishin të ndryshme. Okupatorët kanë frikë nga ne. Mbrojtësit e Ukrainës vazhdojnë të ruajnë një mbrojtje të qëndrueshme,” tha ai.

Të dielën, Rusia pranoi një numër të lëndimeve dhe vdekjeve midis trupave të saj për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, por nuk dha numra të saktë./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 09:40

Tags: ,