MPJ përshëndet njohjen e Kosovës nga Egjipti
Ministria e Jashtme e Shqipërisë përmes një deklarate për shtyp përshëndet njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Egjiptit.MPJ thekson se kjo njohje sepse vjen në një moment tepër të rëndësishëm për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë, si dhe në prag të konfirmimit të hapjes së negociatave për MSA-në me Bashkimin Evropian.

“Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara” thuhet në deklaratën e MPJ-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori