MPJ: Jashtë rrezikut 11 shqiptarët e shpëtuar nga trageti
11 shqiptarët e shpëtuar nga trageti janë jashtë rrezikut për jetën. Ky lajm është konfirmuar pak minuta më parë nga Ministria e Jashtme. Këshilltari për Mediat në Ministrinë e Jashtme, Glevi Dervishi, ka nënvizuar se vijon operacioni në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe greke, teksa të gjitha instancat janë vënë në gadishmëri.

“Nga Konsullata jonë e Barit, informohemi për Senada Kolekaj në spitalin e Leçes jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Barit, ndodhen edhe shtetasit Albert Mane dhe Skëndaj, të cilëve po u jepet ndihma e parë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Për fatin tonë të mirë, të gjithë shtetasit shqiptarë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Shqipëria e ka shprehur angazhimin për të dhënë ndihmën maksimale për shtetasit shqiptarë, dhe të gjithë shtetasit të përfshirë në aksident. Deri tani po ecet mirë. Ne kemi vendosur në gadishmëri të gjitha instancat tona”, ka thënë ai.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Njoftim për shtyp mbi ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë nga bordi i tragetit "Norman Atlantic". Ministria e Punëve të Jashtme informohet nga Konsullata jonë në Janine dhe Roja Bregdetare greke, se në listën e pasagjerëve të evakuar në bordin e anijes "ABY JEANNETTE" ndodhen shtetasit shqiptar të mëposhtëm:

1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj
5. Festim Cuci
6. Hasie Cuci
7. Brunilda Cazo
8. Jorgo Kristo

MPJ informon se anija "ABY JEANNETTE" ndodhet ende në zonën e operacionit, për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.

Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja: Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin "Copertino" të Leces, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptar:
10. Albert Mane
11. Alban Skendaj, kanë mberitur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Konsullatat tona në Janine dhe Bari, ndjekin me përparësi ecurinë e evakuimit dhe do të informojnë qytetarët për të dhënat e reja hap pas hapi. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2014, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori