MPJ dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë
Ministria e Punëve të Jashtme dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë. Përmes një deklarate për meiat, MPJ shprehet se po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e dhunës në Kiev të Ukrainës, dhunë e cila ka sjellë humbjen e dhjetëra jetëve njerëzore dhe qindra të plagosur.

"Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet shqetësimit që ka përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe iu bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga akte të tjera të dhunës, të tregojnë maturi dhe veprim politik të përgjegjshëm dhe t’i kthehen sa më parë rrugës së dialogut." thuhet ne deklaraten e MPJ-se. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori